AKTUALITET, 17 Nëntor 2018, 18:50

Protesta tek “Unaza e re”/ Dëshmia e gruas: Më erdhën rreth 20 policë dhe më tërhoqën zvarrë

Policia më arrestoi djalin dhe më pas më dhunoi. Kam qenë në spital, pasi isha shumë keq”. Ky ka qenë denoncimi i një prej protestuesve tek Unaza e Re për kamerën e ‘News24’.

gyhbn

Teksa tregonte shenjat e zeza në krah, zonja akuzoi policët e komisariat të Kombinatit, ndërsa shtoi se ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë.

“Policia më arrestoi djalin. Më arrestuan pardje djalin dhe vet kam qenë në spital. Shkoni si jam bërë. Më mori policia e Kombinatit. Ka tre ditë që ka ndodhur ngjarja. Kam qenë sëmurë. Dhe mbrëmë kam qenë në spital në orën 2 të natës pasi na kanë shqetësuar shumë. Më erdhën rreth 20 police në vendin e punë dhe më tërhoqën zvarrë. Më kërkuan telefonin e djalit, se di pse e kërkonin”, tha zonja.

u67jymhn

Banorët, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe” kanë dalë në protestë pasditen e sotme.

Untitled

Banorët janë vendosur në zonën e “Unazës së re”, duke bllokuar të dyja akset e rrugës kryesore që kalon aty. Kjo është dita e 14-të radhazi që banorët protestojnë. Ndërkohë, që është ndërprerë edhe ndricimi publik në këtë zonë.

“Shtëpitë do ti mbrojmë me gjak”, thirrën në korr banorët.

“Pronën do e mbroj me armë”, u shpreh një prej protestave për gazetarët në terren.

Protestat janë zhvilluar herë te sheshi para bashkisë e herë në aksion rrugor që lidh sheshin Shqiponja” me mbikalimin.

Banorët, banesat e të cilëve është janë të legalizuara dhe preken nga projekti, kërkojnë dëmshpërblim me vlerën reale të tregut dhe jo sipas legjislacionit në fuqi. Për ata që banesat i kanë pa leje, është njoftuar nga autoritet përfitimi i një bosi qiraje 3-vjeçar, por banorët janë kundër kësaj zgjidhjeje. Ata kanë paralajmëruar vijimësi dhe përshkallëzim të protestave, derisa problemi i tyre të marrë zgjidhje.