AKTUALITET, 17 Nëntor 2018, 16:36

Aksidenti tragjik me katër të vdekur në Kosovë, familjarët fajësojnë eskortën e ambasadores turke

Aksidenti tragjik me katër të vdekur në Kosovë,

Si pasojë e aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmë në orët e pasdites në Mramor të Prishtinës, katër persona humbën jetën.

Mediat në Kosovë raportuan se në mesin e të lënduarve ishte edhe ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç dhe zyrtarë të tjerë të eskortës së ambasadores. Në aksident u përfshinë tri automjete.

Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes mbetën të vdekur, shoferi I njërit prej mjeteve dhe një pasagjere, ndërsa dy pasagjerët, një mashkull dhe një grua ndërruan jetë në spital.

Familjarët fajësojnë eskortën e ambasadores turke si shkaktar të aksidentit.

Elfete Rashiti, 65 vjeçarja e aksidentuar mbrëmë në Mramor, u varros sot në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Të pranishëm aty janë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ministri Pal Lekaj e të tjerë, raporton ktv.

Në bisedimet e tyre me familjarë të të vdekurve, ata akuzojnë eskortën e ambasadores turke, Kivilcim Kiliç, si shkaktar të aksidentit.