TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit ka ‘zbarkuar’ në Elbasan, ndërkohë që disa persona janë ndaluar. Mësohet se aksioni drejtohet nga drejtori i policisë së Elbasanit, Altin Qato.
Disa nga personat e ndaluar janë nga fisi Capja. Nga të dhënat paraprake mësohet se në një banesë policia ka gjetur një minë me telekomandë dhe një pistoletë.
Vetëm dy ditë më parë Sandër Lleshaj, ministri i Brendshëm dekretuar një ditë më parë nga presidenti Ilir Meta, zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Lleshaj u informua mbi situatën e rendit dhe sigurisë publike, ndërsa kërkoi performancë nga ana e trupës policore dhe goditje të shpejtë të grupeve kriminale. Kujtojmë se Elbasani është përmendur si qyteti i ‘listës se zezë’ për shkak të kriminalitetit.