AKTUALITET, 17 Nëntor 2018, 16:13

Luan Rama: Ikja e LSI nga mazhoranca, nxori zbuluar lidhjet e krimit me qeverinë

Luan Rama: Ikja e LSI nga mazhoranca, nxori zbuluar lidhjet e krimit me

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama u shpreh se, ikja e LSI nga mazhoranca, nxori zbuluar lidhjet e krimit me qeverinë.

“Nëse ne do të ishim në qeveri, natyrisht të gjitha këto dëshmi, fakte dhe realitete skandaloz të lidhjeve të krimit me politikën, kryeministri do t’ia faturonte LSI-së, siç bëri gjatë 4 viteve të shkuara. Nëse ne do të ishim në qeveri, natyrisht sot do të flisnim për një realitet tjetër, por ikja jonë nga mazhoranca nxori zbuluar lidhjet e krimit me qeverinë. Dhe ju e dini më mirë, sepse provën më të gjallë të lidhjeve të krimit me qeverinë e keni këtu në Shkodër. Ashtu sikundër, kjo provë dëshmohet edhe në të gjitha qarqet dhe bashkitë e tjera të vendit”, tha Luan Rama në një takim me strukturat e LSI Shkodër.

Aktualisht jemi në një moment deçiziv, sepse janë dy palë: qytetarët dhe interesat e vendit nga njëra anë dhe nga ana tjetër bota e krimit që ka zaptuar qeverisjen dhe politika që është kthyer në një instrument në shërbim të krimit. Në këtë sfidë që është e lashtë sa është historia njerëzore që prej krijimit të shtetit, natyrisht ne kemi përgjegjësinë që jo vetëm të dëshmojmë që jemi bashkë në anën e qytetarëve, por duhet të dëshmojmë dhe guximin për të fituar mbi krimin dhe mbi qeverisjen kriminale.

Prandaj ikja e LSI nga qeveria, nxori zbuluar krimin korruptiv të koncesioneve, i cili vetëm në shërbim të interesave të vendit dhe në shërbim të qytetarëve nuk është. Prandaj, parë me këtë sy, ne duke zgjedhur të jemi në opozitë, i bëmë një nder të madh Shqipërisë. Por i bëmë dhe një nder të madh mazhorancës sepse e nxorëm atë ashtu siç është, në raportin e vetë kriminal, në simbiozën e vetë me krimin, çfarë do të thotë që pikërisht për shkak të kësaj situate, tani fjalën e kanë qytetarët. Dhe fjala e qytetarëve do të thotë, kundërshti, rezistencë dhe luftë të vendosur ndaj çdo qelize kriminale, në të gjithë piramidën e vetë kudo ku ajo shfaqet", tha midis të tjerash deputeti i LSI-së.