AKTUALITET, 17 Nëntor 2018, 14:58

Protesta kundër taksës së naftës në Francë, humb jetën një grua

Protesta kundër taksës së naftës në Francë, humb

Një grua ka humbur jetën aksidentalisht gjatë protestave kundër taksës në çmimin e naftës në Francë, që e vendosi presidenti Emmanuel Macron.

Teksa protestuesit kishin bllokuar rrugën në juglindje të Savoie, një ngasëse e automjetit, nga panika që është rrethuar me protestues, ka shkelur aksidentalisht një grua duke e lënë të vdekur, ka raportuar ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner.

Mijëra protestues të veshur me jelekët e verdhë, bllokuan autostratat, rrethrrotullimet dhe shumë rrugë, gjatë protestës kundër vendimit të presidentit Macron.

Protesta u organizua përmes rrjeteve sociale dhe mori përkrahje edhe nga votuesit që u dëshpëruan me reformat ekonomike dhe qeverisjen e Macronit, shkruan rel.

Gjashtëmbëdhjetë persona pësuan lëndime të lehta dhe nga autoritetet u raportua se 50,000 persona ishin pjesë e protestës.