AKTUALITET, 17 Nëntor 2018, 17:50

Dekretimi i Lleshit/ Presidenca si zyrë shantazhi

Kur, presidenti Ilir Meta rrefuzoi herën e parë dekretimin e Sandër Lleshajt si ministër i Brendëshëm, makineria gëbelsiane e propogandës së rilindjes hapi me shpejtësi një thashethem që qarkulloi në të gjitha zyrat e redaksive dhe në të gjitha kooridoret e politikës, sikur kreu i shtetit në atë që po bënte nuk kishte, as motive juridike dhe as politike, por thjesht financiare. Akuza që sponsorizohej në disa drejtime ishte se ai po kërkonte një pazar me Ramën, për një tender të majmë energjie në rrethin e Vlorës. Natyrisht ky përgojim ishte pak i besueshëm aq më tepër që tashmë rilindasit e kanë bërë zakon të hedhin baltë mbi këdo që u tenton ti pengojë në qëllimet e tyre të mbrapshta.

Por mënyra se si Ilir Meta u soll me çështjen Lleshi ka ngritur shumë pikpyetje të errëta mbi institucionin e presidencës. Sepse komportimi i saj i ngjante më tepër atij të një bande shantazuese.

Sot kur gjithçka ka përfunduar, ne dimë me saktësi që e gjithë kriza institucionale u shkaktua sepse kreu i shtetit gjykonte se Lleshi ishte general ndaj ai nuk mund ta emëronte si ministër pa e shkarkuar dot më parë nga ofiqi ushtarak që mbante.

Dakord po ai mund të vepronte edhe me precedentin Nishani i cili e emëroi demokratin Demiraj, po në ministrinë e brendëshme, megjithëse edhe ai kishte qenë ushtarak.

Po, le të supozojmë se Meta nuk e kapërdinte dot kët “shkelje të ligjit”. Pra se ai e ktheu Sandër Lleshin vetëm për faktin e thjeshtë se nuk kishte zhveshur uniformën.

Por kur shkaku paskësh qenë ky, kaq i thjeshtë, pse Ilir Meta nuk e tregoi që në fillim motivin por e mbajti atë sekret për mëse një javë? A kishte gjë më të lehtë se t’I shpjegonte gjithë shqiptarëve se një general nuk mund të emërohet ministër?

Pse ai hodhi në publik versionin se arsyet mund ti shpjegonte vetëm me dyer të mbylla përpara deputetëve, siku të bëhej fjalë për kodet përthamore të ShBA-së? Ku e cënonte sigurinë kombëtare që po mbronte komandanti i përgjigjshëm debate banal për fitimin e gjyqit nga Sandër Lleshi?

Pse njerëzit e tij më të afërt dhe mbështetësit e vet, flisnin për njolla bashkëpunimi me shërbime të huaja dhe për dosjen plot të Sandër Lleshit ku nuk kishte ku ta kapje më parë?

Pse në fund, këtë çështje thjeshtë juridike (pra ishte apo nuk ishte ushtarak në detyrë Lleshi) Ilir Meta e konsideroi si një digë për mbrojtjen e regjimit demokratik nga Rama që po bëhej si Enveri?

Pra të gjitha këto pikëpyetje të bëjnë të mendosh se e tëra sa u stis ishe më shumë një presion mafioz sesa një qëndrim parimor.

Nëse do të kish qenë thjesht çështje interpretimi juridik, meta do të kishte ttreguar menjëherë arsyen, do kishte ç’dekretuar Sandri dhe do kish firmosur Lleshin, nuk do e kishte zgjatur telenovelën dhe nuk do të hidhte bomba tymuese me senaca me dyer të mbyllura dhe me hije sekretarësh të parë.

Fakti që ai i bëri këto tregon se ka pasur një qëllim të mbrapshtë. E vetmja gje që nuk dihet tani është me mos kjo mbrapshti lidhet ndopak me atë tendferin e energjisë së përflasin rilindasit./Lapsi/