TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e "Unazës së Re" kanë dalë sërish mbrëmjen e sotme në protestë ku i bëjnë thirrje qeverisë dhe kryebashkiakut Erjon Veliaj, që t’i dëmshpërblejë për banesat dhe bizneset, në të kundërt do t’i mbrojnë me armë. Sot është dita e 14-të që banorët e Unazës së re dalin dhe protestojnë.
‘Shtëpitë tona nuk do i lëmë ashtu, gota është mbushur. Këtu do vdesim, unë për vete pronën time do ta mbroj me armë. Është një kushtetutë që e kanë shtete më demokratike. Pse shpellarë janë ata që protestuan në Francë sot. Ne po i vjedhim taksat apo ata po i vjedhin taksat’, tha një prej banorëve.
Ndërkohë një tjetër banore ka thënë se nëse shteti do t’i marrë shtëpinë dhe nuk do ta dëmshpërblejë atëherë ajo do të zbatojë kanunin.
‘Unë shtëpinë time do ta mbroj sipas zonës nga vij, do ta mbroj me kanun me armë", deklaroj një tjetër banore.
‘Nga Unaza e Re do tu vijë fundi o Veliaj dhe Rama’, theksoi një tjetër protestues.