AKTUALITET, 17 Nëntor 2018, 18:43

Banorët e "Astirit", apel Metës: Kemi bindje të plotë te ty president, shteti ynë na tradhëtoi!

Banorët e "Astirit", apel Metës: Kemi bindje të

Banorët "Astirit", gjatë protestës së tyre sot, kërkuan ndihmë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Teksa mbanin flamurin amerikan, ata thanë se ndihen të tradhëtuar nga shteti shqiptar dhe se shpresat i kanë te Meta. Protestuesit paralajmëruan edhe një takim me ambasadorin e SHBA-së.

“Kemi bindje të plotë te ty president. Poshtë mafia e ndërtimit, jemi të gjithë për një qëllim. Duam të drejtat tona nuk është një protestë politike.

Thirrje edhe deputetëve të PS-së, ata nuk çohen nga karrikia. Jemi mbështjellë me flamuj të SHBA-së, shteti ynë na tradhëtoi. Së shpejti do kërkojmë takim me ambasadorin e SHBA-së”, thanë protestuesit në zonën e Astirit”.

Gjatë protestës banorët e Astirit edhe sot kanë hedhur flakadanë e kapsolla në rrugë, ndërsa mbajnë dhe parulla të ndyshme “Na ndihmoni qytetarë të mbrojmë fëmijët tanë”.