AKTUALITET, 17 Prill 2019, 11:06

Protesta tek Bregu i Lumit, polici i fut duart në fyt ish-deputetit Balliu

Protesta tek Bregu i Lumit, polici i fut duart në fyt ish-deputetit Balliu


Ish-deputeti Klevis Balliu ndodhet në zonën e Bregut të Lumit, ku fadromat po i prishin shtëpitë banorëve për të vijuar me projektin e Bulevardit të Ri.

Teksa Balliu po shtyhej me policinë për të siguruar mundësinë që banori Avdi Peposhi të shkonte në shtëpinë e tij për të marrë sendet, një incident ka ndodhur.

Njëri prej policëve i ka future duart në fyt ish-deputetit, ndërsa Braimllari ka ndërhyrë për t’i ndarë.

Por ky nuk ishte rasti i vetëm i dhunës nga Policia në Bregun e Lumit. Njëra prej banoreve është gjuajtur me shpullë, të tjerëve u janë marrë telefonat në mënyrë që të mos filmonin, ndërsa mediat janë detyruar që të raportojnë në 100 metra distancë.