AKTUALITET, 12 September 2026, 09:01

Pas reshjeve të fuqishme gjatë natës, çfarë na pret këtë të shtunë? Ja si ndryshojnë temperaturat

Dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në vendin tonë. Sipas parashikimit, moti do të shoqërohet me alternime të kthjellimeve afatshkurtra dhe vranësirave mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët në pothuajse të gjithë territorin.

Gjatë orëve të pasdites, në disa zona priten shtrëngata afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër, kryesisht në zonat lindore të vendit.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi në drejtim të juglindjes, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Në zonat malore, lugina dhe përgjatë bregdetit, era herë pas here mund të arrijë shpejtësinë deri në 11 m/s.

Në det pritet valëzim i forcës 1 deri në 3 ballë.