AKTUALITET, 2 Maj 2019, 14:20

PROTESTA/ Opozita bllokon 12 akse në orën 18:00, ku do të jetë Basha?

PROTESTA/ Opozita bllokon 12 akse në orën 18:00, ku do të


Pas përfundimit të prezantimit të platformës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se pasditen e sotme do të jetë në Elbasan, në protestën e sotme, e cila pritet të zhvillohet në orën 18:00, ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët.

“Përballje me protesta nuk mund të konsiderohet thjesht si karshillëk, por se nuk kemi asnjë instrument tjetër. Përballë dhunës çdo popull europian vepron si ne.

Ne jemi të vendosur të vijojmë me mosbindjen civile, i bëj thirrje qytetarëve të na bashkohen në këtë aksion duke filluar sot në orë 18 deri në orën 21”,- tha Basha gjatë prezantimit të platformës.