AKTUALITET, 1 Prill 2018, 09:29

Protesta në Rrugën e Kombit, Rama sërish sot në konferencë për shtyp

Një ditë pas protestave masive, ku qindra persona dogjën dhe shkatërruan pikat e kalimit të Rrugës së Kombit në Kalimash, mësohet se Kryeministri  Rama do të dalë në një konferencë tjetër për mediat në orën 10:30.

Është hera e parë që kryeministri i vendit për të njëjtën çështje do të mbajë një tjetër dalje për mediat. Një nga arsyet që mund ta ketë detyruar kryeministrin e vendit është edhe reagimi i shumtë negativ në rrjetet sociale.

Nga këto protesta mësohet se rreth mesnatës janë shoqëruar disa banorë të Kukësit.

Policia ka mësyrë për kontroll rreth orë 3 të mëngjesit, kanë bërë me dije sot familjarët të cilët kanë shkuar pranë komisariatit të interesohen për të afërmit e tyre.