AKTUALITET, 31 Mars 2018, 21:53

Rama rrëfehet / Ja pse mu mor fryma gjatë fjalimit

Rama rrëfehet / Ja pse mu mor fryma gjatë fjalimit

Në fjalimin që Edi Rama mbajti për qytetarët pas protestës masive në Tunelin e Kalimashit kundër taksës për Rrugën e Kombit, u vu re një detaj. Atij i merrej fryma gjatë gjithë kohës gjë që nuk e lejonte të kishte peformancën e duhur gjatë leximit.  Kryeministri ka shpjeguar arsyen.

Ai thotë se e ka ndjerë këtë deklaratë dhe përgjegjësinë e detyrës që ai mban, ndaj edhe ka pasur rrahje zemre tej normales.

“Kam një lajm për ata që merren me frymëmarrjen time në komunikimin e sotëm: Kam gjak shqiptari jo llum kazani në vena. Zemrën e kam në vend jo në zorrë. Mish e shpirt i kam në dispozicion të detyrës dhe të atyre që e duan këtë vend megjithë mend e këtë popull megjithë zemër!”, shkruan Edi Rama në Facebook.