AKTUALITET, 1 Prill 2018, 09:13

Policia arreston në mesnatë protestuesit e “Rrugës së Kombit”, familjarët: S’dimë ku i kanë çuar

Policia ka arrestuar disa persona në mesnatë, pas protestave të djeshme, ku disa qindra protestues dogjën dhe shkatërruan pikat e kalimit të Rrugës së Kombit në Kalimash.

Sipas familjarëve, raportohet se policia ka mbërritur në orën 3:00 të mesnatës dhe ka bërë arrestimet. “Policia erdhi në orën 03:00 në banesa. Nuk e dimë ku i kanë dërguar të afërmit tanë”.

Policia ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar sa i përket shoqërimit të këtyre personave.

Ndërkohë që familjarë të arrestuarve janë mbledhur para policisë së Kukësit.