AKTUALITET, 31 Mars 2018, 22:33

Çmendet moti, priten përmbytje dhe zjarre në këto zona…

Çmendet moti, priten përmbytje dhe zjarre në këto

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë rritje të niveleve dhe të prurjeve përgjatë datave 1 dhe 2 Prill 2018. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme në pjesët malore të baseneve.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

ZJARRET NË PYJE

————————–

Sot pasdite (e shtunë, dt.31) pritet rrezik “I MODERUAR” në qarkun e Fierit dhe “I ULËT” në qarqet Durrës dhe Tiranë. Pjesa tjeter e territorit nuk ka rrezik. Nesër (e diel, dt.01), nuk pritet rrezik për zjarre në pyje.

PARASHIKIMI METEO

———————————

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt.31), priten reshje mesatare, por deri në intensive në qarqet Shkodër, Dibër, Tiranë dhe Elbasan. Nesër (e diel, dt.01) reshjet priten që të përfshijnë të gjithë vendin, por me një dobësim gradual të intensitetit të tyre. Ato do të shoqërohen edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 13 °C

në vendet e ulëta: 10 / 14 °C

në vendet malore: 3 / 9 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt.31) era pritet të fryjë e fortë, sidomos në bregdet dhe në zonat malore. Nesër (e diel, dt.01), ajo do të dobësohet gradualisht nga mesatare deri e fortë në pjesën e parë të ditës deri e lehtë në fundin e saj.