Nga Kukësi vijnë raportime se janë parë të mbërrijnë në qytet dhjetëra forca speciale. Besohet se ato do të nisin një valë arrestimesh ndaj qytetarëve që morën pjesë në protestën e dhunshme në Kalimash. Flitet për arrestime edhe në Has e Tropojë.
Nisjen e arrestimeve e paralajmëruan edhe kryeministri Rama dhe ministri i brendshëm Xhafaj të cilët folën për “një reagim të ashpër”. Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku tregon furgona policie që nisen drejt Kukësit.