TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mançester Siti ka arritur të marrë një tjetër fitore në kampionat, këtë herë në javën e 31-të të kampionatit anglez.
Ekipi i Guardiolës ka mundur në transfertë Evertonin me rezultatin 1-3, në një takim që pritej paksa më i vështirë për kryesuesit e Premier League. Por gjithçka është mbyllur pa nisur mirë takimi, pasi Sane dhe Jesus kanë shënuar brenda 12 minutave të para.
Sterling ka trefishuar rezultatin, ndërsa Bolasie ka shënuar golin e vetëm për Evertonin që vlen për statistikë. Tashmë Siti renditet në vendin e parë me 16 pikë larg Mançester Junajtid, që është ndjekësi më i afërt.