AKTUALITET, 31 Mars 2018, 23:04

Kupa e Ligës / PSG mposht Monaco-n dhe ngre trofeun e parë të sezonit

Paris Saint-Germain ka fituar trofeun e parë sezonal teksa ka mposhtur Monaco-n në finalen e Coupe del la League me rezultatin 2-0. Ndeshja filloi mirë për PSG teksa Edison Cavani gjen golin e avantazhit nga pika e bardhë e penalltisë pas një gabimi të bërë nga qendërmbrojtësi i Monaco Kamil Glik.
Goal @goal

VAR controversy in the French Cup final! Cavani's penalty puts PSG ahead

Në minutën e 22’ PSG dyfishon rezultatin me një super gol ekipi, Kylian Mbappe jep një pasim fantastik për Agnel Di Maria i cili nuk shpërdoron mundësinë e dhënë duke lehtësuar gjërat për ekipin e tij. Monaco mundohet të reagojë dhe Falcao ngushton diferencën pak përpara se të përfundojë pjesa e parë por goli i tij anulohet pasi arbitri konsultohet me VAR-in. Pas pushimit ndeshja mbetet tepër e luftuar, e karakterizuar nga shumë faulle, dhe e hapur pasi të dyja skuadrat kanë mundësitë e tyre të tundin rrjetën. Dhe në fund të takimit Cavani trefishon rezultatin me dopietën e tij të merituar dhe PSG merr trofeun e parë.