AKTUALITET, 31 Mars 2018, 22:08

Nga Kina në SHBA, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për protestën e sotme

Protesta e dhunshme qytetarëve në “Rrugën e Kombit” për tarifën prej 10 eurosh, ka marë një vëmendje të madhe edhe nga mediat e huaja.

Artikujt kanë nisur nga Kina, deri në ShBA për ta mbyllur me mediat fqinje.

Artikulli i “Washington Post” për protestën mban titullin,“Shqiptarët ndeshen me policinë për rrugën e parë me pagesë në vend”

Atikulli i “Xinhua” mban titullin: “24 të plagosur, protestat kundër taksave rrugore në Shqipëri bëhën të dhunshme”.

Edhe mediat italiane, teksa kanë publikuar fotot e protestës, shkruajnë dhe për të plagosurit.