AKTUALITET, 1 Prill 2018, 08:31

FOTO/ Rrëzohet avioni luftarak serb në Preshevë, nuk dihet numri i viktimave

FOTO/ Rrëzohet avioni luftarak serb në Preshevë, nuk dihet numri

Sot në orët e para të së dielës, 1  prill, është gjetur i rrezuar një avion luftarak në Preshevë, pikërisht në fshatin Osllarë. Fshatarët kanë rrëfyer se nuk e dinë sa qe ora, përveçse se ishte natë por dëgjuan një zhurme të madhe dhe ndien se toka u drodh.

Gazetari i agjencisë së lajmeve “Pesheva Jonë” ishte para zjarrëfiksve dhe policisë; ai ka arritur në vendin e ngjarjes ku është parë aeroplani i rrëzuar në fshatin Osllarë në Luginën e Preshevës.

Duhet thënë se ditën e mërkurë, në qiellin e Preshevës u panë avione luftarak serb duke fluturuar në një distancë të ulët ajrore, afër kufirit me Kosovën.

Numri i viktimave ende nuk dihet, për shkak të djegies së avionit gati në terësi

Në vendin e ngjarjes më pas kanë dalur edhe pushtetarët lokal të Komunës së Preshevës. Ata kanë deklaruar se “na e ka marr mendja se do të ndodhë diçka, se Serbia ishte çuar peshë..”.. Ditë më parë liderët shqiptarë kanë reaguar pas provokimeve të avionëve luftarak mbi Preshevë, duke bërë thirrje autoriteteve serbe t’mos i keqpërdorin hapësirat e komunës së Preshevës për demonstrimin e forcave ajrore.

Këta avion luftarak mbi Preshevë ua kthyen kujtimet e luftës banorëve të Lugiunës, pasi që nga ajo kohë, nuk ka pasur fluturime të avionëve luftarak serbë, por, edhe në Kosovë kjo bëri bujë të madhe, pasi të gjithë e shihnin si provokim të radhës të Serbisë, pas arrestimit të Marko Gjuriçit. Priten reagimet e para nga autoritetet.