AKTUALITET, 31 Mars 2018, 22:30

Bajerni turpëron Borusian, Levandovski udhëheq goleadën

Bajerni turpëron Borusian, Levandovski udhëheq goleadën

Bajern Mynih i ka dhënë një leksion të mirëfilltë futbolli Borusias së Dortmundit duke kthyer “supersfidën” e kampionatit gjerman në një ndeshje pa rivalitet. Skuadra e drejtuar nga Jup Hejnkes ka triumfuar me shifrat 6-0, një rezultat të cilin pakkush e priste, duke dhuruar një pjesë të parë të jashtëzakonshme ku gjeti 5 herë rrugën e rrjetës.

Robert Levandovski shënoi dy gola në fraksionin e parë të ndeshjes, ndërsa Rodriguez ishte gjithashtu në një formë të mirë, duke gjetur rrjetën dhe duke dhënë asistet e golave të Myler dhe Riberi, të cilët vulosën diferencën e thellë mes dy ekipeve që në pjesën e parë.

Ndërkohë, polaku shënoi edhe golin e 6-0 në minutat e fundit të ndeshjes, për të siguruar një rezultat historik për klubin e tij që mund të festojë titullin kampion që në javën e ardhshme.