AKTUALITET, 30 October 2026, 18:12

Të miturit në protestat e dhunshme/ Ministri Demo prezanton platformën “Help for You”: Mbështetje për minorenët që përballen me abuzime në internet

Të miturit në protestat e dhunshme/ Ministri Demo prezanton

Ministri Ervin Demo ka bërë të ditur se Ministria e Brendshme po punon për ngritjen e platformës “Help for You”, një instrument që synon të ndihmojë të miturit të përballen me abuzimet në mjedisin dixhital.

Gjatë tryezës së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Demo theksoi se mbrojtja dhe siguria e fëmijëve duhet të mbeten prioritet, duke nënvizuar se ata nuk duhet të përfshihen në akte dhune apo kauza të ndryshme.

Sipas ministrit, platforma e zhvilluar nga Europol ka karakter informues dhe parandalues, duke synuar të ofrojë mbështetje për fëmijët nën moshën 18 vjeç që përballen me abuzime në internet.

“Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës dhe kauzave. Mbrojtja dhe siguria e tyre janë të panegociueshnme për të gjithë. E konsideroj mbrojtjen e çdo fëmije një detyrim të panegociueshëm, pavarësisht se kush e ka çuar në rrugë. Ministria e Brendshme është duke punuar për platformën Help for You, e zhvilluar nga Europol që ndihmon fëmijët nën 18 vjeç që përballen me abuzime në internet. Ka karakter informues dhe parandalues për mjedisin dixhital”, tha Demo.