AKTUALITET, 13 Maj 2019, 19:01

VIDEO/ ‘Zëri i Amerikës’ transmeton live protestën e Opozitës, mijëra qytetarë sfidojnë motin

VIDEO/ ‘Zëri i Amerikës’ transmeton live protestën e


Me mijëra protestues kanë vërshuar në këtto momente në Bulevardin Dëshmorët e Kombit duke sfiduar motin e vështirë me reshje të shumta dhe duke i përgjigjur thirrjes së Opozitës së Bashkuar për të protestuar përballë zyrave të Ramës.

Me çadrat me moton ‘Rama ik”, qytetarët janë në në një marshim paqësor.

Edhe sot ky marshim i madh i protestës po transmetohet live nga ‘Zëri i Amerikës’, që mbështet me teknikën e vetë këtë protestë.

‘Zëri i Amerikës’ ka qenë edhe më herët live me protestën e Opozitës së Bashkuar, ndërkohë që raportohet se krerët e LSI-së dhe PD-së janë nisur me mbështetësit e shumtë nag selitë përkatëse.

‘Zëri i Amerikës’ ka denoncuar edhe më herët nëpërmjet përgjimeve vjedhjen e votave nga zyrtarët e lartë socialistë në bashkëpunim me krimin në zgjedhjet elektorale të vitit 2017.

 

© SYRI.net