TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka nisur edhe sot, protesta e banorëve të Unazës së re, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e projektit të “Unazës së Madhe” që prek banesat e tyre. Pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë mbërthyer vendin, ata kanë bllokuar rrugën kryesore, ndërsa me thirrje dhe pankarta në duar kërkojnë anulim të projektit.
“Në qoftë se duan të jetojnë, të rrijnë larg Unazës së re. Shtëpiat tona ne do t’i gëzojmë. Ne jemi më të vendosur se kurrë të mbrojmë shtëpitë tona. Ta harrojnë se do t’ia gjejmë vrimat ku janë fshehur të dy. Ata drejtora dhe shefave të komisariatit do të jenë pas hekurave, sepse Rama po bën gati valixhet për t’u larguar me spurën e tij.
Përballemi me çdo provakacion, që janë mercenarë të këtij pushteti dhe e kanë shitur lëkurën e tyre shumë lirë. Nuk mund të bëhet një projekt nga një studio private, ndaj ne jemi për anulimin e këtij projekti dhe nuk ka për t’u hapur kurrë. Vetëm në qoftë se bëjnë masakër këtu do të vazhdojë ky projekt”, u shpreh një nga banorët.