TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje Prokurorisë të ndalojë menjëherë ritenderimin e projektit të Unazës së Re.
Kryemadhi ka thënë se “Unaza e Re” është një nga mijëra afera korruptive të Edi Ramës, ku 40 milion euro të cilat kërkon ti “riinvestojë”, për t’i vjedhur për të ashtuquajturën projekt, janë para që shumë mirë Edi Rama mund ti çonte për studentët shqiptarë, të cilët sot dhunohen në mënyrën më të turpshme nga policë rrugaçë, nga policë kriminelë, nga policë që e kanë marrë certifikatën e DSIK-së, që është kthyer në një dyqan gjobash dhe në një institucion falsifikues të certifikatave të sigurisë, për të goditur fëmijët e shqiptarëve.
“Sot nga selia e LSI-së, jam e detyruar që t’i bëj një thirrje Prokurorisë së Përgjithshme për ndalimin e menjëhershëm të ritenderimit të projektit famëkeq dhe vjedhës të Edi Ramës për Unazën e Re. Klientët e Don Agaçit me urdhër të Edi Ramës, po kërkojnë që paratë të cilat u zbuluan nga institucionet ndërkombëtare dhe u denoncuan në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, kërkon që ta ritenderojë edhe një herë nëpër rrugë të ndryshme të inkriminuara për t’jua dhënë kompanive të tjera, të cilat janë të implikuara në afera korruptive dhe dhënie koncesionare të Edi Ramës, në kundërshtim me ligjin e Shqipërisë.
Ndërkohë i bëj thirrje Prokurorisë, i bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme Arta Marku, Prokurores së Tiranës, të cilët kanë mbi tryezat e tyre dosjen e “Unazës së Re”, ku jo vetëm është një vepër korruptive, falsifikuese dhe denigruese e shtetit shqiptar, se si institucionet shqiptare falsifikojnë në mënyrë permanente jo vetëm dokumentet e institucioneve shqiptare, por falsifikojnë edhe në mënyrë permanente dhe dokumente dhe shkresa të nxjerra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prokuroria duhet të bëjë me dije se ku ecën me këtë projekt famëkeqe prej 40 milion eurosh të vjedhura nga xhepat e shqiptarëve dhe të futura në xhepin e Edi Ramës nëpërmjet kompanive offshore fantazëm, të cilat tregojnë edhe njëherë vendosmërinë e Edi Ramës për të vjedhur këto para dhe për ti kaluar edhe njëherë këto para në xhepin e tij, nëpërmjet kompanive të tjera të ndërtimit të rrugëve.
I bëj thirrje të gjitha kompanive, apo edhe të gjithë atyre individëve që përfshihen në këtë korrupsion galopant, të kenë kujdes të mos cenojnë të ardhmen e bizneseve të tyre, të familjeve të tyre, të fëmijëve të tyre, duke shkatërruar historikun e kompanive të tyre dhe duke u përfshirë në një krim, qoftë ky ekonomik, por edhe në një krim, i cili nuk do të ndalet më për të shpaguar veprën e tyre penale.
“Unaza e Re” është një nga mijëra afera korruptive të Edi Ramës, ku 40 milion euro të cilat kërkon ti “riinvestojë”, për t’i vjedhur për të ashtuquajturën projekt, janë para që shumë mirë Edi Rama mund ti çonte për studentët shqiptarë, të cilët sot dhunohen në mënyrën më të turpshme nga policë rrugaçë, nga policë kriminelë, nga policë që e kanë marrë certifikatën e DSIK-së, që është kthyer në një dyqan gjobash dhe në një institucion falsifikues të certifikatave të sigurisë, për të goditur fëmijët e shqiptarëve. Këta policë harrojnë që nesër do të kenë fëmijët e tyre dhe një polic tjetër do t’ju rrahë fëmijët. Këta policë harrojnë që paguhen më paratë e qytetarëve shqiptarë ose sjellja e tyre e turpshme në fakultetin Juridik apo edhe në fakultetin Ekonomik, nuk tregon gjë tjetër vetëm se këta policë paguhen me paratë e drogës”, ka thënë Kryemadhi.