AKTUALITET, 11 Janar 2019, 16:57

Ndërhyrja e policisë, Xhixho: Studentët janë në të drejtën e tyre

Ndërhyrja e policisë, Xhixho: Studentët janë në të

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, e ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka komentuar ndërhyrjen e policisë brenda auditorëve të fakulteteve ku studentët kanë vendosur të ngujohen, deri në plotësim të kërkesave të tyre. Xhixho tha se studentët janë në të drejtën e tyre, ndërsa dënoi veprimin e administratorit të Universitetit të Tiranës për të lajmëruar policinë.

“Unë mund të them që studentët janë në të drejtën e tyre akademike. Veprimi që ka bërë administratori i Universitetit të Tiranës, është komplet antiligjor, sipas statutit dhe ligjit është titullari i institucionit që është rektorja apo dekani që në raste të jashtëzakonshme mund të kërkojë policinë. Raste të jashtëzakonshme të tipit, ka një vjedhje”, u shpreh ajo.