AKTUALITET, 11 Janar 2019, 15:51

Grabitja e depos, Manjani: Lëreni Afganistanin, ruani Shqipërinë!

Grabitja e depos, Manjani: Lëreni Afganistanin, ruani Shqipërinë!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas ngjarjes që ndodhi në Pashaliman, ku u grabit një depo ushtarake.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manjani shkruan me ironi që zyrtarët dhe anëtarët e NATO-s të ruajnë Shqipërinë dhe mos të merren me informacionet e klasifikuara.

Nga raportimet thuhet se në këtë bazë ushtarake janë vjedhur armë të llojeve të ndryshme gjatë natës. Ushtari që duhet të ruante armët, nuk ishte në vendin e punës në momentin që ndodhi vjedhja, ndërsa raportohet se janë marrë tre armë automatike. Kjo vjedhje konsiderohet si ngjarje e paprecedentë, ndërsa janë shoqëruar edhe pesë ushtarakë.

REAGIMI I MANJANIT

O zyrtarë, anëtarë të NATO-s!

Gjeneralë, ministra e Kryeministër!

Ruani depot e armëve të paktën, pa lëreni informacionin e klasifikuar se nuk ua lë njeri juve në dorë!

Është grabitur një depo në një zonë ushtarake rreptësisht të ndaluar, në Pashaliman!

Ruani Shqipërinë, lëreni Irakun e Afganistanin se nuk jeni për atë punë!

Hiqini ato policë nga universiteti e leshojini të kapin ndonjë hajdut, se latë nam!

Degjenerim i hapur…