AKTUALITET, 11 Janar 2019, 17:40

Certifikata e sigurisë së Cakajt/ Rama sulmon gazetarët: Janë shpërndarë kadrinjtë krra-krra-krra

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar gazetarët që kanë reaguar lidhur me mos dekretimin e Gent Cakajt si krye diplomat nga presidenti Ilir Meta.

“Janë shpërndarë kadrinjtë krra-krra-krra, nga Andi Kadriu tek Kadri Lubonja e me radhe kadri andej e kadri këtej, futur shtëpi më shtëpi nga vrima e televizorit, duke u rrekur t’i tërheqin njerëzit pas gurit që hodhi në lumë IM. Çertifikata e Sigurisë?! Shihemi tek Çani po hë”, shkruan Rama në një postim në Twitter.