TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Fatos Lubonja, në në lidhje me “Skype” me studion e lajmeve në News 24, ka komentuar mosdekretimin e Gent Cakajt nga presidenti, Ilir Meta. Lubonja u shpreh se, emërimi i Cakajt në krye të një ministrie të rëndësishme, kishte problematika të dukshme ndaj edhe qëndrimi i Metës, meriton të përshëndetet.
“Një akt nga ana e presidentit, që meriton të përshëndetet për dy arsye:
Te emërimi i Cakajt shoh dy probleme. Një problem është një përshkallëzim i paparë nga ana e kryeministrit i personalizimit të institucioneve. Të vendosësh një çunak 27 vjeçar është tepër problematike dhe tallëse. Sa herë që vihet një ministër apo zv.ministër nga Kosova nuk guxon të përmendet. S’kam fare respekt për kosovarët që vijnë në këtë lloj fasade, as për intelektin e tyre. Do kisha më shumë respekt për njerëzit që e njohin problemin.
Problemi i dytë, është diçka që kalon përmasat, që është vendosur një ministër i jashtëm që del e flet për ndryshimin e kufijve. Padyshim është një politikë antievropiane me shumë pasoja. Duhet të ishte një çështje e shqiptarëve e pjekur mirë. Thashë është një çështje e të gjithëve jo vetëm e Ramës dhe Thaçit. Ky refuzim i Metës, meriton në këtë aspekt një rezistencë që e bën një Shqipëri më normale në këtë anormalitet në rritje”, u shpreh ai.