AKTUALITET, 11 Janar 2019, 16:08

Gjykata refuzon kërkesën e lirimit të dy ish-deputetëve të PS

Gjykata refuzon kërkesën e lirimit të dy ish-deputetëve

Gjykata për Krimet e Rënda refuzon kërkesën për të liruar nga “arresti shtëpiak” dy ish-deputetët Arben Ndoka dhe Arben Cuko.

Dy ish-deputetët u arrestuan gjatë operacionit “Vol Vo 4” në tetor të vitit 2018. Ndoka i dyshuar për disa vepra penale mes te cilave “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”, ndërsa Çuko për “korrupsion pasiv”.