AKTUALITET, 11 Janar 2019, 15:15

“Gent Cakaj ka paraqitur në zyrën e Ramës dorëheqje të parevokueshme!”

“Gent Cakaj ka paraqitur në zyrën e Ramës dorëheqje

Historiani dhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, ka treguar mbrëmjen e djeshme në emisionin “360 gradë” se pas mosdekretimit të tij si kryediplomat, Gent Cakaj i ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme kryeministrit Edi Rama. Milo ka shtuar se ngjarja ka ndodhur disa orë pasi Meta ka vendosur mosdekretimin dhe fill pas tensioneve të shumta që u krijuan mbi emrin e shqiptarit nga Kosova.

Milo: Unë personalisht mendoj që me gjithë respektin që kam ministrin Bushati, mendoj që vendimi i Ramës për ta larguar nga qeveria është përfundimtar. Besoj që nuk do të jetë më pjesë e qeverisë. Sa i përket zëvendësimin e z.Bushati, unë do t’ju them që opsionet mund të jenë dy-tre. Me sa jam në dijeni z.Cakaj i ka dorëzuar sot dorëheqjen kryeministrit. Dorëheqja sipas informacionit që kam unë, është e parevokueshme në rastin kur z.Cakaj do mbesë në pozitën e zv/ministrit të Jashtëm.

Unë mendoj se janë disa variante të njohura të qeverive nga vitet e mëparshme. Një variant mund të jetë varianti grek i Cipras që Rama të bëhet edhe ministër i Jashtëm. Varianti i dytë mund të jetë një propozim i ri i kryeministrit për ministër të Jashtëm. Duke njohur vullnetin dhe tipin e kryeministrit Rama, besoj se ai do të përpiqet të bëjë një zgjedhje sui-generis që e ka pasur mendje si plan B që nga momenti kur Presidenti e shtyu për më tej shdekretimin e z.Bushati