AKTUALITET, 31 July 2026, 19:12

Propozimi i PS për shkrirjen e 15 bashkive, qytetarët e Klosit në protestë

Qytetarë dhe përfaqësues të komunitetit në Klos po mbajnë një protestë kundër planit të qeverisë për riorganizimin territorial, i cili parashikon shkrirjen e 15 bashkive në të gjithë vendin.

Ekspertë dhe qytetarë edhe të bashkive të tjera të prekura kanë theksuar se shkrirja e bashkive do të ndikojë negativisht në përfaqësimin e qytetarëve, aksesin në shërbimet publike dhe zhvillimin e zonave lokale.

Në protesta është artikuluar që vendimmarrja të bëhet në konsultim me komunitetet dhe të mos miratohet pa një debat të gjerë publik. Mbrëmjen e djeshme socialistët e Poliçanit dogjën në shesh teserat e PS po ashtu drejtuesi i PS atje dha dorëheqjen. Edhe në bashki të tjera janë mbajtur apo njoftuar protesta.