AKTUALITET, 31 July 2026, 17:10

Zjarri në Greshicë të Mallakastrës rrezikon banesat, zjarrfikësit neutralizojnë flakët

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Greshicë të Mallakastrës, duke rrezikuar disa banesa që ndodheshin pranë vatrës së zjarrit.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të repartit zjarrfikës të Mallakastrës, flakët u vunë nën kontroll dhe u shuan plotësisht brenda rreth një ore, duke parandaluar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara.

Nga zjarri raportohet se janë dëmtuar rreth 30 rrënjë ullinj, disa sipërfaqe me vreshta, si dhe bazë ushqimore e përdorur për bagëtitë.

Autoritetet vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.