TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shpërthim me tritol ka ndodhur pranë Liceut Artistik në Tiranë.
Mësohet se nga ky shpërthim, është plagosur një person, i quajtur Gentian Hoxha.
Policia ndodhet në vendngjarje. Ende nuk ka të dhëna më të shumta rreth saj. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur pranë Institutit të Higjienës në Tiranë.
Nga shpërthimi ka dëme të shumta materiale. Personi i plagosur shërbente në dyqan si shitës. Ai është transportuar në spitalin e Traumës dhe sipas njoftimit paraprak është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe ekspert ndodhen në vendin e ngjarjes. Vendi i ngjarjes është rrethuar nga kordon duke bërë dhe bllokimin e zonës.
Janë duke u marrë të gjitha provat e nevojshme.
Njoftimi i policisë
Më datë 12.03.2018, rreth orës 10:40, në rrugën " Qamil Guranjaku " në një dyqan celularësh në pronësi të shtetasit G.H., 34 vjeç, i cili ishte duke punuar dhe ne pune e siper ka ndodhur nje shperthim nga lende ende e papercaktuar.
Si pasoje është dëmtuar shtetasi G.H i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga shpërthimi ka dhe dëme materiale.
Theksojmë paraprakisht se shtetasi G.H ishte duke punuar në dyqanin e tij dhe derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur ne tavolinen e punes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes
[gallery columns="1" ids="79513,79514,79515,79516,79517,79518,79519"]
[gallery columns="1" ids="79505,79506,79507,79508"]