TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një izraelit që udhëtonte nga Moska në Shqipëri është kapur në Rinas me 250 mijë euro, ndërsa u arrestua nga policia.
Sipas uniformave blu, sasia e parave nuk ishte deklaruar në doganë nga 49-vjeçari dhe se paratë u zbuluan gjatë kontrollit fizik të tij.
E.R ka bërë të ditur se paratë janë të ligjshme dhe se ka ardhur në Shqipëri për të hapur një klinikë dentare dhe se për këtë ka kontaktuar tre persona. Ndërkohë, nga ana tjetër policia po heton nëse dëshmia e tij është e vërtetë apo jo.
“Paratë i kam të ligjshme dhe kam ardhur në Shqipëri për të hapur një klinike dentare. Kjo pasi kisha dëgjuar se ka një klimë të mirë për këtë biznes. Madje për këtë kam kontaktuar me 3 persona shqiptarë që do të më ndihmonin në hapjen e klinikës”, mësohet të ketë thënë izraeliti 49-vjeçar.
Ndërkaq, bëhet e ditur se paratë janë vënë nën sekuestro.