AKTUALITET, 30 Qershor 2019, 11:25

Frika nga dhuna, Shefja e OSBE anulon vëzhgimin në KZAZ

Frika nga dhuna, Shefja e OSBE anulon vëzhgimin në KZAZ


Janë shtuar sinjalet për përplasje ditën e sotme. Shefja e OSBE në Tiranë, Audrey Glover ka anuluar programin e saj.

Shefja e OSBE do të monitoronte procesin zgjedhor në qendrën e Votimit tek shkolla Vasil Shanto.

Shkak për anulimin është bërë protesta e PD jashtë kësaj qendre votimi.

Ndërkohë, të njëjtat burime bëjnë me dije se ky ngurrim i Glover ka shkaktuar panik tek mazhoranca dhe tek vendimi përfundimtar i OSBE për 30 qershorin.