AKTUALITET, 27 Shkurt 2018, 14:57

Testohet avioni më i madh në botë sa një fushë futbolli

Testohet avioni më i madh në botë sa një fushë futbolli

Aeroplani më i madh në botë është një hap më afër fluturimit pasi kaloi testin final. Është fjala për avionin gjigand, prodhimi i kompanisë Vulcan Aerospace, prone e Paul Allen, bashkëthemeluesit te Microsoft.

Ky avion gjigant do të ndihmojë në lëshimin e satelitëve dhe objekteve të tjera në hapësirë, duke përfshirë një anije kozmike “Dream Chaser” që mund të transferojë astronautët ose ngarkesat në orbitën e ulët e Tokës brenda 24 orëve.

Avioni Stratolaunch ka një hapje krahësh prej 117 metrash, ose e barabartë me një fushë futbolli. Ai është i përbërë nga dy pjesë, njëra për qëndrimin e ekuipazhit dhe një tjetër për vendosjen e kompjuterëve dhe aparaturave të tjera. Gjithashtu avioni ka 6 motorë prodhim i Boeing, versioni i avionëve 747.