AKTUALITET, 11 Gusht 2019, 11:53

Porto Romano, hedh në treg karburant pa akcizë, gjobë 41 milion lekë subjektit

Porto Romano, hedh në treg karburant pa akcizë, gjobë 41 milion


Një subjekt është gjobitur me 41 milion lekë gjobë në Porto Romano, pasi u evidentua se hidhte në treg karburant pa akcizë.

Gjatë një inspektimi të Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Arlind Gjokuta, në këto magazina, u pa se gjatë kontrollit të kryer ka rezultuar se ka pasur mangësi në deklarimin në depozitë me rreth 233 mijë litra benzinë.

Vlera e munguar nga kjo shkelje dhe penaliteti që iu vendos subjektit është rreth 41 milionë lekë.

Drejtori i Përgjithshëm i Dogana Arlind Gjokuta tha se kjo është shkelje për herë të parë dhe për këtë arsye penaliteti që aplikohet është 1-fish mbi vlerën e detyrimit.

Ndërsa ministrja Denaj theksoi se po bëhet një analizë e plotë.