AKTUALITET, 11 Gusht 2019, 09:35

Festa e Kurban Bajramit, Basha uron besimtarët myslimanë


Kryetari i PD, Lulzim Basha uron të gjithë besimtarët myslimanë për Festën e Sakrificës, Kurban-Bajramin. Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Basha shkruan:

“Të dashur vëllezër dhe motra besimtarë myslimanë, ju uroj nga zemra Gëzuar Festën e Sakrificës, këtë kremtim të shenjtë të fuqisë së besimit tek Krijuesi.

Zoti ju faltë mirësi, mbarësi dhe shëndet ju dhe familjeve tuaja dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë e shqiptarët kudo ku janë”!