TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Albert Caushi nga Fieri është djegur i gjallë brenda një makine që ka marrë flakë teksa viktima po udhëtonte brenda saj me gruan e tij Merita Muja.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Delvinë në fshatin Vllahat.
Ekipi i ndihmës mjekësore të Delvinës ka mbërritur në vendngjarje në momentin që është konstatuar makina tip “Renault Megane” në zjarr dhe fillimisht ka nxjerrë prej saj të plagosurën Merita Muja.
Muja është nisur për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore pasi ka marrë plagë të konsiderueshme në trup.
Ndërkohë pas shuarjes së flakëve është konstatuar se brenda makinës ndodhej edhe trupi i një tjetër personi, i djegur plotësisht që rezultoi të ishte trupi i Caushajt.
Deri më tani dyshohet se shaku i rënies së zjarrit të jetë shpërthimi i impiantit të gazit, pasi automjeti ishte me benzinë e kthyer në gaz.
Njoftimi i policisë Sarandë
Rreth orës 20:40, në aksin rrugor pranë vendit të quajtur “Karahaxh”, automjeti tip “Renault Megane” që drejtohej nga shtetasi A.C, ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë.
Si pasojë e flakëve të shpejta është djegur rëndë dhe ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi, shtetasi A.C me banim në Fier.
Ndërsa bashkëjetuesja e tij shtetasja M.M, ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
