TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama ka publikuar deklaratën e Helidon Finos, aktorit të njohur shqiptar i cili për 24 vjet me rradhë ka qenë pjesë e Teatrit Kombëtar.
Rama në postimin e tij, shënon edhe deklaratën e plotë të Finos, ku shprehet se pavarësisht se ka punuar për 24 orë në 24 vjet rradhazi, është dakort me shembjen e Teatrit për ndërtimin e një të riu.
Por mes qindra komentesh në postimin e Kryeministrit Rama, është parë një koment pikant nga një qytetar, i cili me ironi thotë se u kuptua tashmë që Teatri i ri do të bëhet, por kërkon të dijë nga qeveria se kur do të ndërtohet memoriali i viktimave që kanë rënë duke luftuar kundër Skëndërbeut.
“Edhe teatri i ti do behet,u more vesh edhe kjo pjes.Tani mund te na thoni se kur do ndertohet memoriali i viktimave qe kane rene duke luftuar kunder Skenderbeut.”- shkruan komentuesi.
Statusi i plotë i Kreyeministrit Edi Rama
“Edhe pse ende i ri, pavarësisht nga mjekrra e gjatë, prej më shumë se njëzetë vjetësh në skenën e Teatrit Kombëtar, aktori Helidon Fino sot është një emër i vlerësuar nga publiku. Si aktor i rritur në oborrin e teatrit, Helidoni, i njeh mirë probleme shqetësuese të atij teatri dhe ka një ëndërr në sirtar, si edhe një thirrje lidhur me Teatrin e ri Kombëtar.
HELIDON FINO:
Në shtator bëj 24 vjet në teatër që do të thotë 24 orë punë për 24 vjet. Godina ka ardhur në një moment amortizimi total. Teatri kombëtar duhet të ndërtohet i ri, në territorin e vet që i takon, në sipërfaqen që i takon, me të gjithë parametrat bashkëkohorë që i takojnë dhe është përgjegjësi e qeverisë që ta kryejë këtë sa më shpejt dhe jo më vonë. Jo vetëm për faktin që kanë kaluar mjaft vite, 18-20 vjet në këtë diskutim, por mos të kalojnë dhe 18-20 vite të tjera sepse në këto diskutime dhe mendësi të vjetra më duket sikur edhe brezat do ti vjetërojnë para kohe. Është e nevojshme absolutisht dhe është një moment vullneti politik por besoj edhe kombëtar, dhe i komunitetit, që teatri të ndërtohet sa më shpejt.”