AKTUALITET, 11 Gusht 2019, 08:48

Plagosja e kushëririt të Ervis Martinajt/ Ja çfarë ndodhi pas përplasjes me armë

Plagosja e kushëririt të Ervis Martinajt/ Ja çfarë ndodhi


Mbrëmjen e djeshme u plagos me armë zjarri kushëriri i Ervis Martinaj, Edon Martinaj në lagjen numër 1 të qytetit të Laçit. Ngjarja ndodhi pas një përplasje me armë zjarri me persona ende të paidentifikuar.

19-vjeçari, djali i xhaxhit të Ervis Martinajt është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Pas kësaj ngjarje, është gjetur një makinë e djegur tip “Benz”, prodhim i viteve të fundit në një rrugë rurale në fshatin Borizanë të Krujës.

Dyshohet se makina ka lidhje me plagosjen e Edon Martinit. Mendohet se makina mund të ketë qenë e autorëve, të cilët i kanë vënë flakën për të humbur gjurmët, por ende nuk ka shumë detaje.

Për këtë ngjarje kanë nisur menjëherë hetimet nga ana e policisë.