TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan personin që drejtonte mjetin që shkaktoi tragjedinë në një lulishte në qytetin e Lushnjës ku mbeti e vdekur një grua si dhe u plagosën dy persona të tjerë.
Drejtuesi i mjetit ka qenë Anxhelino Hasani 22 vjeç, banues në Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 10.08.2019, rreth orës 23:10, në lagjen “Skënder Libohova”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lulishten e qytetit.
Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja Teuta Aliçkolli, 51 vjeçe, dhe është dëmtuar bashkëshorti i saj, shtetasi F.A, 54 vjeç dhe djali i tyre Q.A, 24 vjeç, të cilët ndodheshin në lulishte.
Shtetasi F.A dhe Q.A ndodhen në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme procedurale.
