TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Funerali i Fabrizio Piscitelli, ish-kapo ultrasi i Lazios i njohur edhe si “Diabolik”, do të bëhet privatisht. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, vendimi është marrë nga kryeinspektori në Policinë e Romës, Carmine Esposito, për “arsye të rendit dhe sigurisë”, shkruan agjencia informative “Ansa”.
Në dispozitë, kryeinspektori thekson se “riti i varrimit në praninë e një numri të madh njerëzish, me mbulim të madh mediatik, mund të shkaktojë cënim serioz ndaj rendit dhe sigurisë publike”. Por, kjo gjë ka zemëruar familjen e të ndjerit.
Ky vendim mesa duket eshte marrë duke patur parasysh që Piscitelli ishte një “eksponent i shquar” i mbështetësve të Lazios, “themeluesi” i grupit të “Irreducibles”, dhe gjithashtu pas një tubimi spontan të organizuar mbrëmjen e djeshme nga anëtarët e grupit ultras pranë vendit ku u vra 53-vjeçari.
Piscitelli kishte në përdorim tre telefona celularë, të vënë në dispozicion të hetuesve që janë duke punuar për të zbardhur autorin dhe porositësit e vrasjes.
Ai nuk ishte i panjohur për Policinë, jo vetëm për shkak të pozicionit të tij si ultras, por shpesherë ishte cilësuar si kapo i drogës. Pisciteli kishte qenë duke ecur në “Parco degli Acquedotti” kur i ishte afruar një person, i cili e kishte qëlluar me një plumb në kokë duke e lënë të vdekur në vend.
Mediat italiane raportojnë se pista më e mundshme e vrasjes së ultrasit të Lacios është hakmarrja për një trafik ndërkombëtar droge të përfunduar keq me mafien shqiptare. Vetëm një muaj më parë “Diabolik”-u kishte festuar dasmën e vajzës së tij në një ceremoni madhështore në zemër të kryeqytetit italian.
Në vitin 2016 Piscitellit, iu konfiskuan 2 milion euro nga Guardia di Finanza. Në vitin 2013 ai u arrestua, sepse ai u konsiderua nga hetuesit si qendra e një rrjeti të trafikut të drogës midis Spanjës dhe Italisë.