TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, që festojnë sot Kurban Bajramin.
Përmes një postimi në “Facebook”, ambasada e SHBA shprehet se kjo ditë ofron një mundësi të re për të reflektuar mbi angazhimin e përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata.
“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin.
Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Eid Mubarak”, thuhet në mesazhin e SHBA.