TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partitë opozitare sot do të prezantojnë platformën e tyre, e cila mund t’i japë zgjidhje krizës politike në vend. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se partitë e koalicionit të opozitës do të ketë një mbledhje të përbashkët, ku do të prezantojnë një platformë me 12 pika.
Ky program i detajuar po prezantojë detyrat e qeverisë tranzitore, ku në thelb mbeten sigurimi i zgjedhjeve të lira.
Basha gjatë ditës së djeshme ka thënë se së bashku me koalicionin do të shpalosin detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ndërkohë po punojnë intensivisht për programet politike, ekonomike dhe ofertën tonë për shqiptarët jo vetëm për ta nxjerrë vendin nga kriza por për t’u dhënë siguritë, mundësitë për një jetë dinjitoze me mundësi për punësim dhe mirëqenie për të gjithë.
Kujtojmë se dje kryetari i Partisë Demokratike, shkoi në zyrën e LSI, ku zhvilloi një takim me Monika Kryemadhin.
Po ashtu 5 partitë aleate kanë zhvilluar një takim në Durrës, ku kanë treguar ofertën e tyre për bashkëpunim dhe për krizën politike.