TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një broshurë e Air Albania, kompania e fluturimit që mban emrin dhe simbolin tonë kombëtar, po debatohet shumë sot që në mëngjes herët në Facebook.
Në këtë broshurë, thuhet se ushqimi që ofron kompania Air Albania, është në përputhje me parimet islame.
Ky cilësim, e bën këtë shoqëri të mbaje një qëndrim e të shfaqë simpati fetare. Mirëpo, Air Albania është kompani me kapital shtetëror dhe qeveria ka zyrtarisht pjesën e saj. Çka duhej të ishte një garanci për qëndrime laike.
Ne e dimë nga Edi Rama, se Air Albania do të evokonte emrat tanë të mëdhenj, si Lasgushi, Noli e Migjeni.
Burime serioze dhe njohëse të fluturimeve, thonë se këtë lloj cilësimi për ushqimin në udhëtimet ndërkombëtare, nuk e përdor as Turkish Airline.
