AKTUALITET, 10 Gusht 2019, 11:43

Policia e kërkon për evazion fiskal, flet Paulin Gega: Ndodhem në Greqi me pushime

Policia e kërkon për evazion fiskal, flet Paulin Gega: Ndodhem në


Paulin Gega pronari i “Gega Oil” , i cili është në kërkim nga policia pasi akuzohet për evazion fiskal dhe pastrim parash ka folur së fundmi.

Ai ka deklaruar për “News 24” se lajmin e ka marrë vesh nga mediat dhe se ndodhet me pushime në Greqi.

“Sot mësova nga mediat që jam në kërkim për evazion fiskal. Unë jam me pushime me familjen në Greqi. Prenontimin tim mund ta verifikoni në agjencinë turistike.", ka deklaruar ai.

Gega akuzohet për evazion fiskal dhe pastrim parash. Sipas policisë ai është shpallur në kërkim për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” , “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Një ditë më parë ai është larguar nga vendi.

Policia njofton se Gega është proceduar edhe katër vjet më parë nga Drejtoria e Policisë Shkodër, për veprën penale fshehje e të ardhurave.