AKTUALITET, 10 Gusht 2019, 11:40

Superliga nis e zjarrtë që në start, derbi i madh në javën e 6-të!

Superliga nis e zjarrtë që në start, derbi i madh në


Është hedhur në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, shorti për sezonin e ri futbollistik dhe, pavarësisht problematikës së madhe të mbartur, federata ka vendosur edhe njëherë t’i mbyllë sytë dhe të licensojë klubet që shfaqën mungesë të madhe serioziteti në sezonin e shkuar.

Kështu, në short kanë marrë pjesë ekipet e mëposhtme: Partizani kampion, Kukësi nënkampion, më pas me radhë Teuta, Laçi, Skënderbeu, Flamurtari, Tirana, Luftëtari dhe dy ekipet e ardhura nga Kategoria e Parë, Vllaznia dhe Bylisi.

Java e parë e Kategorisë Superiore do të nisë me duelin më të fortë të sezonit të shkuar, ku kampionët e Partizanit do të luajnë në transfertë përballë nënkampionëve të Kukësit.

Dy te rikthyerat në Superiore, Vllaznia dhe Bylisi, do të luajnë respektivisht në shtëpi ndaj Laçit dhe në transfertë ndaj Teutës. Tirana do të presë Flamurtarin, ndërsa në Korçë do të luhet Skënderbeu-Flamurtari.

Gjithashtu, sfida më e zjarrtë e kampionatit tonë, derbi i madh i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, do të luhet në javën e gjashtë.

Java e parë

Kukësi-Partizani

Vllaznia-Laçi

Tirana-Luftëtari

Teuta-Bylis

Skënderbeu-Flamurtari

Ndërkohë, shorti po vijon me javët e tjera të kampionatit.