AKTUALITET, 9 Gusht 2019, 22:33

Trafikonin kanabis në Itali, arrestohen dy shqiptarët, në pranga edhe ortaku i tyre nga Nigeria



Dy shqiptarë dhe një nigerian kanë rënë në prangat e policisë italiane ditën e sotme.

Mediat fqinje shkruajnë se dy shqiptarët Rasim Hoxha, 34 vjeç, Lorenc Paraj, 24 vjeç janë orangosur së bashku me ortakun e tyre nigerian Olele Imonitie, pronar i një dyqani.

Të tre akuZohen për trafik narkotikësh. Karabinierët i arrestuan tre të rinjtë pasi ishin nën hetim prej kohësh. Në momentin e arrestimit, pas kontrollit në makinë dhe banesë, atyre iu kap një sai kanabisi prej 100 kg.

Dy shqiptarët janë arrestuar edhe më parë nga policia e shtetit fqinj.